U largua i përlotur nga fusha, ylli i Juventusit humb Europianin

Nga A2 CNN
17 Qershor 2024, 11:39 | Live Euro 2024

U largua i përlotur nga fusha, ylli i Juventusit humb Europianin

Dhimbje koke për trajnerin e Serbisë, Dragan Stojkoviç. Pas ndeshjes së djeshme me Anglinë, kombëtarja ballkanase do të duhet të luajë ndeshjet e tjera pa mesfushorin Filip Kostiç.

Ylli i Juventusit humbet kështu Europianin 2024, pas vetëm 43 minutave në fushën e blertë të Gelsenkirchen.

Përfaqësuesi serb u largua i përlotur nga fusha, ndërsa mëngjesin e kësaj të hëne është konfirmuar se lojtari ka pësuar një dëmtim në gju, i cili do ta mbajë jashtë fushës për disa kohë.

Të hënën do të shkojë të bëjë një ekzaminim të gjurit. Supozoj se janë ligamentet, por do të dimë më shumë pas ekzaminimit”, tha pas ndeshjes trajneri serb Dragan Stojkoviç.

Kostiç është një nga shtyllat e kombëtares serbe, pasi ka veshur 65 herë fanellën e tyre dhe ka shënuar tre gola. Me lëndimin e tij, trajneri serb ka një problem potencialisht të madh për të zgjidhur në mesfushë, pasi në krahun e majtë konkurron vetëm Filip Mladenoviç, i cili aktivizohet me Panathinaikos.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024