Humbja e Hungarisë, tifozi godet TV me telekomandë (VIDEO)

Nga A2 CNN
17 Qershor 2024, 09:35 | Live Euro 2024

Humbja e Hungarisë, tifozi godet TV me telekomandë (VIDEO)

Një tifoz që nuk ishte i kënaqur me përpjekjet e Hungarisë për të marrë një rezultat pozitiv kundër Zvicrës, do të duhet të shikojë pjesën tjetër të Euro 2024 në një TV të ri. Edhe pse ndeshja kishte pesë minuta shtesë dhe fare mirë mund të kishte një rezultat ndryshe, tifozi nuk mundi të përmbahej dhe goditi televizorin me telekomandë.

Në një mënyrë të çuditshme, telekomanda ka ngecur në ekranin e TV.

Videoja është postuar më pas në rrjetet sociale dhe është bërë virale, duke u ripostuar qindra herë në profile të ndryshme.

Megjithatë, si çdo postim në rrjetet sociale duhet marrë me rezerva, mbi vërtetësinë e saj.  

A2 CNN Livestream

Latest Videos