Serbia shpëton në fund, Sllovenia realizon tjetër surprizë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2024, 16:51 | Live Euro 2024

Serbia shpëton në fund, Sllovenia realizon tjetër surprizë

Sllovenia ishte konsideruar si një nga kombëtaret më të dobëta para fillimit të Euro 2024, por në dy ndeshjet e para ka treguar që ka arritur me meritë në kompeticionin më të rëndësishëm Europian.

Edhe në ndeshjen e dytë në grup, sllovenët kanë bërë surprizën duke i rrëmbyer një pikë Serbisë në një barazim 1-1, madje fitorja i iku nga duart në sekondën e fundit.

Sllovenët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë. Shumë të kujdesshëm në mbrojtje, ndërsa dilnin me shpejtësi në sulm. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa goli erdhi në minutën e 69 me Karnicnik.

Serbia tentoi të reagojë duke bërë edhe disa ndryshime në formacion dhe goli i barazimit u realizua në minutën e fundit të shtesës.

Pas kësaj ndeshje, Anglia vijon të mbajë vendin e parë në grup me 3 pikë, Sllovenia e dyta me 2 pikë, ndërsa Serbia dhe Danimarka kanë nga një pikë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos