Thirrjet "vrite serbin’’ në Hamburg, Serbia: UEFA të ndëshkojë Shqipërinë e Kroacinë, fajin e ka Kurti

Nga Rosalba Bejdo
20 Qershor 2024, 11:42 | Live Euro 2024

Serbia reagon me zemërim kundër thirrjeve të tifozëve shqiptarë dhe kroatë, gjatë ndeshjes së zhvilluar në Hamburg ditën e martë. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës serbe të futbollit, Jovan Šurbatovic, tha se do të paraqisnin një kërkesë tek UEFA për të ndëshkuar federatat e Kroacisë dhe Shqipërisë, pasi tifozët e të dyja skuadrave janë dëgjuar të thërrasin, “Vrite Serbin”.

“Ajo që ndodhi është skandaloze. Ne do t'i kërkojmë UEFA-s sanksione edhe nëse kjo do të thotë mosvazhdimi të garës.”

Zyrtari serb, shprehu besimin që UEFA do të reagonte, ashtu siç bëri edhe në rastin e përjashtimit, të atij që e cilësoi një të ashtuquajtur gazetar nga Shqipëria.

“Jemi të sigurt se do të ndëshkohen, sepse tashmë i janë përgjigjur thirrjes tonë për të hequr nga kampionati të ashtuquajturin gazetar nga Shqipëria. Do të kërkojmë nga UEFA që të ndëshkojë federatat e të dyja ekipeve. Nuk duam të marrim pjesë në këtë, por nëse UEFA nuk i dënon, ne do të mendojmë se si do të vazhdojmë.”

Ai ju referua edhe masave të marra ndaj Federatës Serbe të Futbollit, duke thënë se tifozët serbe u sollën shumë më mirë se të tjerët dhe se shpërthimet e tyre kishin qenë raste të izoluara.

Lidhur me çështjen ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç, i cili tha se UEFA ishte shumë e politizuar kur pranoi Prishtinën në radhët e saj. Mesazhet e tilla si "vrite serbin" sipas Gjuriç pasqyrojnë klimën e krijuar nga disa politikanë ekstremë, veçanërisht nga regjimi ento-nacionalist i Kurtit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos