“Vëllazëria” shqiptaro-kroate çmend Beogradin, Serbia kërcënon se do braktisë Europianin

Nga A2 CNN
20 Qershor 2024, 08:58 | Live Euro 2024

“Vëllazëria” shqiptaro-kroate çmend Beogradin,

“Vëllazërinë” shqiptaro-kroate që u shënjua në Hamburg, në prag dhe gjatë ndeshjes Kroaci-Shqipëri, nuk e kanë pritur aspak mirë në Beograd.

Serbia përmes sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit, Jovan Surbatoviç ka dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë dhe kroatë në tribunat e Volksparkstadion, pasi pretendon se prej tyre janë kënduar kore raciste kundër serbëve.

Për thirrjet e tifozëve, Surbatoviç kërkon që UEFA të dënojë të dyja kombëtaret ose sipas tij Serbia do të braktisë Europianin.

Ne në Serbi jemi zotërinj, le t'i brohorasin tifozët lojtarët e tyre. Ne duam që ata të dënohen ashtu siç iu hoq akreditimi gazetarit. Do të kërkojmë dënimin më të ashpër, drakonian. Nëse UEFA nuk do t'i ndëshkojë në mënyrë drastike ata që kënduan, ne nuk duam të jemi pjesëmarrës në këtë kompeticion”, tha ai për RTS.

“Kërcënimi” i Surbatoviç vjen pak orë para se Serbia të zbresë në fushën e “Allianz Arena” kundër Sllovenisë, për ndeshjen e dytë në grupin C.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024