Mbappe rikthehet në stërvitjen e Francës me hundën e fashuar

Nga A2 CNN
20 Qershor 2024, 11:03 | Live Euro 2024

Ndonëse Franca regjistroi fitoren 1:0 ndaj Austrisë në turin e parë të Grupit D në Europian, triumfi mund të konsiderohet si i mangët për disa arsye. Një dhe më e forta është dëmtimi që ylli më i madh i Transpalinëve, Kylian Mbappe pësoi në minutën e 86-të të sfidës, ku theu hundën pasi u përplas me fytyrë mbi shpatullat e një prej mbrojtësve austriakë.

Incidenti bëri që Mbappe të humbasë ndeshjen ndaj Holandës dhe nuk përjashtohet që të qëndrojë në stol edhe ndaj Polonisë, çka do të nënkuptonte mungesën e tij për pjesën tjetër të fazës së grupeve.

Ajo që është e rëndësishme për Francën është se nga Federata, por edhe trajneri Didier Deschamps është konfirmuar se Mbappe nuk ka ende nevojë për një operacion urgjent dhe se do të mund t'i bashkohet skuadrës në fazën eliminatore.

Sakaq, Mbappe është rikthyer në stërvitjen e Francës dhe pavarësisht formës së mirë fizike, duket se hunda e tij është lënduar mjaftueshëm.

Ai ishte në humor të mirë, foli me stafin stërvitor, madje mori pjesë në lojërat e grupit pasi shihet duke goditur topin, por hunda e sulmuesit të Real Madrid është e mbështjellë me fasho.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024