Një rekord në Europianin 2024, ishin 12 minutat shtesë në sfidën midis Skocisë dhe Hungarisë, që u luajt në “MHPArena” të Shtutgarit.
Sfida e grupit A u mbyll me rezultatin 0-1 për hungarezët, të cilët arritën të shënonin me Kevin Csoboth në minutën e ’10 të shtesës.
Hungarezët ishin edhe ata që diktuan lojën me më shumë raste përballë portës por pa arritur të finalizonin saktë, teksa 90 minutat e rregullta u mbyllën me rrjeta të paprekura.
Pas mbylljes së grupit A, Hungaria me 3 pikë, 2 gola të shënuar dhe pesë të pësuar renditet momentalisht si e treta më e mirë në listën e vendeve të treta. (A2 Televizion)