Xherdan Shaqiri, futbollisti me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Zvicrën, është rikthyer me një gol fantastik në Kampionatin Europian.
Ai mungoi në fitoren e parë të Zvicrës 3-0 ndaj Hungarisë, por u vendos në formacion në sfidën e kësaj të mërkure ndaj Skocisë dhe arriti t’ia shpërblejë besimin trajnerit. Skocia kaloi e para në avantazh dhe Zvicra, por haste vështirësi dhe për të kaluar këtë moment mendoi Shaqiri.
Ai shfrytëzoi një pasim të gabuar nga mbrojtësit skocezë dhe lëshoi një goditje fantastike drejt portës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.
(A2 Televizion)