Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Tërmet në futbollin spanjoll, policia bastis zyrat e federatës, zhduket pa gjurmë Rubiales

Nga A2 CNN
21 Mars 2024, 12:31 | Futboll

Tërmet në futbollin spanjoll, policia bastis zyrat e federatës,

Një tërmet i vërtetë në futbollin spanjoll, skuadra që është kokë serie në Grupin B të evenimentit në Gjermani. Policia zhvilloi kontrolle në selinë e Federatës Spanjolle të Futbollit në Madrid, si pjesë e hetimit për korrupsion.

Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve, operacioni është pjesë e një hetimi të gjerë që lidhet me korrupsionin në biznes, abuzim në menaxhim dhe pastrim parash në 5 vitet e fundit.

Në qendër të vëmendjes është kontrata e vitit 2020, për zhvillimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite.

Trofeu u shndërrua në një mini-turne me katër ekipe, ndërsa sipas marrëveshjes nga spostimi në Arabi përfitoheshin 40 milionë euro në vit.

Hetimi nisi në vitin 2022, pas një audio ndërmjet ish-presidentit të federatës, Rubiales dhe ish-lojtarit të Barcelonës, Gerard Pique, ku flitej për rreth 24 milionë euro komisione.

Në skandalin që ka tronditur futbollin në Spanjë, policia zhvilloi 11 kontrolle në të gjithë vendin dhe deri më tani janë arrestuar 7 persona. Roja Civile pohoi se Rubiales nuk është mes të ndaluarve

Ish-presidenti i federatës, i larguar në shtator 2023 pas skandalit ndërkombëtar ku puthi lojtaren e kombëtares së femrave, Xheni Hermoso gjatë ceremonisë së fitimit të Kupës së Botës, ndodhej jashtë vendit.

Prej një muaji Rubiales qëndron në Republikën Domenikane, në arqipelagun e Karaibeve, vend me të cilin Spanja nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Kjo është arsyeja përse ai është mes pesë personave të tjerë nën hetim, por që nuk janë arrestuar. Policët dhe prokurorët kontrolluan shtëpinë e Rubiales në Granada, në kërkim të kontratave dhe dokumenteve të tjera.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli