Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

Shqipëria U19 fiton ndaj Maltës, vendos goli i Denis Prendit

Nga A2 CNN
21 Mars 2024, 12:27 | Futboll

Shqipëria U19 fiton ndaj Maltës, vendos goli i Denis Prendit

19-vjeçarët e Shqipërisë fituan minimalisht miqësoren e parë ndaj Maltës. Të besuarit e Bledi Shkëmbit, dominuan lojën, por në fund gjithçka u vendos nga një gol.

Ishte Denis Prendi që në minutën e 49-të të pjesës së dytë mori një pasim të bukur nga Ron Hasani dhe lehtësisht e dërgoi topin në rrjetë.

Deri në fund kuqezinjtë e Shkëmbit menaxhuan mirë lojën dhe rezultati nuk ndryshoi. Ndërkohë kjo nuk do të jetë miqësorja e vetme që Kombëtarja U-19 do të zhvillojë ndaj Maltës pasi kuqezinjtë do të luajnë edhe një miqësore të dytë ndaj Maltës në 22 mars me sfidën që nis prej orës 19:30.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli