Barcelona fiton me 10 lojtarë në transfertën e Sevillas dhe i bën presion skuadrave të Madridit

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2025, 08:50 | Futboll

Barcelona fiton me 10 lojtarë në transfertën e Sevillas dhe i

Barcelona ka mposhtur Sevillan në transfertë me shifrat 4-1, duke u afruar me dy ekipet e Madridit në kreun e renditjes.

I zakonshmi Lewandowski ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën në minutën e 7, por festa nuk zgjati shumë pasi Vargas riktheu baraspeshën pas dy minutash lojë, shkruan A2.

Pjesa e dytë foli totalisht për Barcelonën e cila shënoi 3 gola, pavarësisht se ngeli me 10 lojtarë.

Fermin Lopez tundi rrjetën në minutën e 46 dhe në të 62 u ndëshkua me karton të kuq. Golat e tjerët u shënuan nga Rafinha dhe Garcia.

Me këtë fitore Barcelona mbetet në vendin e tretë, në kuotën e 48 pikëve dhe iu bën presion dy skuadrave të kreut, Reali që ka 50 pikë dhe Atleticos me 49 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos