Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Brazili kërkon Jose Mourinhon

Nga Erald Kodhelaj
4 Janar 2024, 12:44 | Futboll

Brazili kërkon Jose Mourinhon

Vetëm pak ditë më parë, Jose Mourinho kishte deklaruar se nuk do të fliste më për të ardhmen e tij te Roma. Por, situata ndryshoi, me trajnerin portugez që u kthye të flasë për këtë temë. Reagimi lidhet me faktin se tashmë “Special One” është kthyer në kandidat për stolin e Brazilit.

Pas dështimit të marrëveshjes me Carlo Ancelottin, i cili rinovoi kontratën me Realin e Madridit, tashmë Federata e Brazilit është hedhur në sulm për të mbyllur marrëveshjen me Mourinhon. Kontrata e teknikut luzitan përfundon në muajin qershor, teksa drejtuesit e klubit ende nuk kanë marrë një vendim nëse projekti do të vijojë apo do të kërkojnë një drejtues të ri për stolin.

Kjo ishte edhe përgjigja që Federata e Brazilit ka marrë nga menaxheri Jorge Mendes, i cili mbron interesat e trajnerit. Për momentin, Mourinho refuzon të flasë publikisht, edhe sepse ka gjashtë muaj kontratë të mbetura. Megjithatë, për të ardhmen ai lë gjithçka të hapur.

Për të bërë që situata rreth trajnerit të ri të “Seleçaos” të mbetet e paqartë ndikon edhe “lufta” rreth futbollit në vendin latin. Gjykata braziliane shkarkoi Presidentin Ednaldo Rodrigues, FIFA i kërcënoi me përjashtim për ndërhyrje, Neymar është i dëmtuar, teksa me vendin e gjashtë në kualifikuese, Brazili rrezikon të mbetet jashtë Botërorit të ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi