Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Merkato e parakohshme, yjet të cilëve u përfundon kontrata gjatë verës

Nga Erald Kodhelaj
4 Janar 2024, 10:42 | Futboll

Merkato e parakohshme, yjet të cilëve u përfundon kontrata

Edhe pse merkato e dimrit sapo ka nisur, sytë janë hedhur edhe gjashtë muaj më tej, nga vera e 2024-ës. Kjo për faktin se shumë yjeve u përfundojnë kontratat në qershor dhe sipas rregullave, u lejohet të nisin negociatat apo të firmosin para-kontratë menjëherë me skuadrat e reja.

Ylli më i madh në listë është padyshim Kylian Mbappé. Sulmuesi nuk rinovoi me Paris Saint Germain sepse dëshironte Realin e Madridit. Spanjollët i kanë përgatitur ofertën me parë 26 milionë euro në vit dhe 130 milionë euro bonus për firmën dhe synojnë ta mbyllin marrëveshjen sa më shpejt.

Në anën tjetër, Reali i Madridit rrezikon të humbasë dy prej yjeve të dekadës së fundit. Kontratat e Toni Kroos dhe Luka Modric përfundojnë, por duke vlerësuar moshën e lojtarëve, vështirë se mund tu ofrohet rinovim. Po në Madrid, Atletico rrezikon të humbasë kapitenin Koke dhe Mario Hermoson. Largime po kaq të mëdha mund të ketë në Itali, ku Juventusi dhe Milani janë më të prekurit.

Bardhezinjve u përfundojnë kontratat me Rabiot, Alex Sandro dhe Rugani, teksa nga Milani në fund të sezonit pritet të largohen veteranët Olivier Giroud dhe Simon Kjaer.

Interi është drejt fundit të bashkëpunimit me Sensin, Napoli mund të humbasë Meret dhe Zielinskin, teksa nga Lazio do të largohen Felipe Anderson dhe Pedro.

Në Angli, kontratat e Thiago Alcantara me Liverpool përfundon në verë, ndërsa e njëjta situatë është edhe me tre lojtarë të Manchester United. Anthony Martial, Aaron Wan-Bissaka dhe Marcus Rashford do të largohen nga “Teatri i Ëndrrave”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani