Girona vijon të befasojë në kampionatin spanjoll. Ekipi i drejtuar nga Michel fitoi me rezultatin 4-3 në një ndeshje spektakolare përballë Atletico Madrid.
Takimi nisi shumë mirë për vendasit, të cilët shënuan që në minutën e dytë. Por, avantazhi nuk zgjati shumë, pasi Morata barazoi rezultatin për ekipin e Simeones.
Pjesa e parë rezervoi edhe të tjera emocione. Dy gola të shpejtë nga Girona u duk se e mbyllën ndeshjen, por Atletico reagoi përsëri me Morata, duke shkurtuar diferencën.
Në pjesën e dytë ishte përsëri Atletico që dominoi dhe barazoi rezultatin në 3-3, sërish me Alvaro Morata. Kur dukej se takimi do përfundonte në barazim, Girona shënoi edhe golin e katërt me Martin, duke marrë tre pikë dhe duke vijuar të kryesojë kampionatin, së bashku me Real Madrid. (A2 Televizion)