Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Shkëlqen “dështaku” i Milanit, Atalanta kalon Sassuolon në Kupë dhe gjen kuqezinjtë

Nga A2 CNN
3 Janar 2024, 20:13 | Futboll

Shkëlqen “dështaku” i Milanit, Atalanta kalon Sassuolon

Atalanta ka eliminuar me lehtësi nga Kupa e Italisë Sassuolon e Bajramit, të cilën e ka mposhtur me rezultatin 3-1. Njeriu i kësaj sfide ishte belgu, De Ketelaere, i cili realizoi dy gola, ndërsa asistoi tek i treti.

Në çerekfinale Atalanta do të përballet me Milanin, që fitoi mbrëmë në shifrat 4-1 ndaj Cagliarit.

Që nga minuta e parë në këtë ndeshje zbritën edhe Gjimshiti për Atalantën dhe Bajrami për Sassuolon. Mbrojtësi kuqezi zhvilloi një ndeshje pa shumë shqetësime, ndërsa Bajrami, po ashtu si i gjithë ekipi i tij, ishte i “fikur”, ndoshta me mendjen te kampionati, ku edhe aty janë duke kaluar një periudhë mjaft të vështirë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli