Chelsea merr një goditje të rëndë nga Brighton

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2025, 23:39 | Futboll

Chelsea merr një goditje të rëndë nga Brighton

Brighton arriti një fitore 3-0 kundër Chelseat në Premier League, falë një golit të shkëlqyer të Kaoru Mitomës dhe një dygolëshi të Yankuba Minteh. Kjo ishte fitorja e dytë e Brighton ndaj “Bluve të Londrës” në më pak se një javë, pas katër humbjeve radhazi në përballjet e mëparshme.

Chelseat i mungonte fati, pasi Cole Palmer humbi dy mundësi të mira për të shënuar dhe Noni Madueke u dëmtua pas 21 minutash.

Mitoma, i cili kishte shënuar golin e fitores në FA Cup, shënoi një gol të mrekullueshëm pas një pasimi të gjatë nga Bart Verbruggen.

Minteh dyfishoi avantazhin pas një aksioni të bukur të Welbeck dhe në minutën e 63-të, ai shënoi edhe golin e tretë. Brighton mbylli ndeshjen me disa mundësi të humbura, por kishte shumë arsye për festë, duke mbyllur një periudhë të gjatë pa fitore në shtëpi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos