Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet pas derbit tejet të tensionuar mes Partizanit dhe Tiranës të fundjavës së kaluar, i cili u mbyll me 8 kartonë të kuq pas përplasjes mes lojtarëve dhe stafeve në fushën e lojës.
Për shkak të sjelljes së tifozvë Partizani, duke hedhur sende në drejtim të tifozerisë kundërshtare, duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare si dhe duke lejuar hyrjen e tifozëve në fushën e lojës para fillimit të ndeshjes, dënohet me gjobë në masën 100.000 (Njëqind mijë) lekë.
Ndërkohë, KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të tifozerisë kundërshtare si dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Më të rënda kanë qenë dënimet në për lojtarët: :Lojtari i FK Partizani, Besar Gudjufi, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke fyer lojtarët e ekipit kundërshtar me shenja fyese, në bazë të nenit 13/2 të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Lojtari i FK Partizani, Altin Bytyçi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të tifozerisë kundërshtare si dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit dhe tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Lojtari i KF Tirana, Leon Kozi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Tirana, Gledi Mici, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Tirana, Aldi Gjumsi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Zyrtari i KF Tirana, Agim Ibrahimi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë”, njofton FSHF.
Për incidentet mes tifozerive klubet ia hedhin veç me gjobë. Disiplina konfirmon qëndrimin e federatës se incidentet jashtë dhe brenda stadiumit ndodhën për faj të policisë.
(A2 Televizion)