Derbi nuk ka fitues, Liverpool barazon me Everton në një fund dramatik

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2025, 16:11 | Futboll

Derbi nuk ka fitues, Liverpool barazon me Everton në një fund dramatik

4 gola tre kartona të kuq dhe asnjë fitues në fushë në derbin mes Liverpoolit dhe Evertonit. Ndeshja e prapambetur e javës së 15-të në Premier League u mbyll 2-2 në një fund dramatik dhe të mbushur me tension.

Emocionet nisën që në minutën e 11-të, kur Beto kaloi në epërsi skuadrën. Avantazhi nuk zgjati shumë dhe pesë minuta më vonë, Salah asistoi për Mac Allister që nuk gaboi dhe vendosi barazpeshën. Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja skudrat me kryesorin Michael Oliver që u detyrua të nxjerrë pesë herë kartonin e verdhë.

Edhe në të dytin, Liverpool nuk e uli ritmin. Në minuten e 73 ishte i përhershmi Muhamed Salah që edhe në këtë sfidë la firmen e tij. Egjipitiani po kalon një sezon të shkëlqyer me 27 gola dhe 19 asist në të gjitha kompeticionet, shkruan A2 CNN.

Kur të gjithë mendonin se ndeshja kishte përfunduar. Tarkoëski në minutën e tetë shtesë barazoi sfidën dhe bëri që festa të "shpërthente" në stadium, aq sa disa tifozë kapërcyen sigurinë dhe hynë në fushë për të përqafuar lojtarët. Ndërkaq arbitri nuk u kursye aspak dhe me kartonat duke nxjerre 3 herë kartonin e kuq.

Pas 24 javëve Liverpool vijon të kryesojë me 57 pikë, shtatë më shumë se Arsenali i vendit të dytë ndërsa Everton me 27 pikë shkon në vendin e 15-të.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos