City dhe Inter ndahen në paqe

Nga A2 CNN
18 Shtator 2024, 22:59 | Futboll

City dhe Inter ndahen në paqe

Manchester City dhe Inter ishte supersfida e kësaj mbrëmjeje në Champions League, por që u mbyll në barazim pa gola.

Asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës, pavarësisht se rastet nuk munguan në të dyja portat. Përsa i përket Kristjan Asllanit, mesfushori i Kombëtares shqiptare, e ndoqi këtë ndeshje të gjithën nga stoli.

Ndërkohë, Borussia Dortmund bindi përballë Club Brugge në transfertë. Nënkampionët e Europës fituan me rezultatin 3-0. Golat për verdhezinjtë u shënuan nga Bynoe-Gittens (2) dhe një nga Guirassy me penallti.

Paris Saint-Germain shmangu barazimin ndaj Gironas në minutat e fundit. Nuno Mendes shënoi golin e fitores për parizienët falë edhe një gafe të portierit të spanjollëve.

Në ndeshjen e fundit, Celtic shkatërroi 5-1 Slovan Bratislavën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos