Dy gola të tjerë, Rey Manaj shkëlqen në Superligën turke

Nga Erald Kodhelaj
21 Janar 2024, 14:47 | Futboll
Dy gola të tjerë, Rey Manaj shkëlqen në Superligën

Rey Manaj nuk ndalet, madje po përjeton sezonin më të mirë në karrierë. 26-vjeçari i Sivaspor vijon të shënojë në Superligën turke, duke qenë vendimtar për ekipin e tij.

Sulmuesi shënoi dy gola në harkun e 7 minutave, duke i dhënë skuadrës avantazhin e përkohshëm 2 me 0. Të dy rrjetat erdhën pas ekzekutimit të saktë të penalltive të akorduara.

Megjithatë, Sivaspor nuk arriti ta menaxhonte si duhej lojën dhe në fund, Gaziantep arriti ta barazonte ndeshjen.

Me dopietën e realizuar, Rey Manaj ngjitet në kuotën e 14 golave të shënuar në këtë sezon në të gjitha aktivitetet, nga të cilët 10 në elitën e futbollit turk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos