“Çekia ishte përgatitur sikur ne ishim Spanja”, kapiteni i kombëtares: Te goli i dytë na u prenë këmbët

Nga A2 CNN
11 Tetor 2024, 23:00 | Futboll

“Çekia ishte përgatitur sikur ne ishim Spanja”, kapiteni

Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj bëri një përmbledhje të shkurtër të disfatës së radhës së Shqipërisë përballë Çekisë, ndeshje të cilën e humbi 2-0.

Sipas Hysajt, vendasit e kishin përgatitur mjaft mirë këtë ndeshje, gjë që tregon se Shqipëria e ka rritur nivelin e futbollit.

“E dinim që kishim një ekip të fortë përballë. Ishin më të motivuar se ne, treguan presion. Ata janë të fortë me topat në ajër. Kështu u bënë dhe golat në këtë ndeshje. Ne gabuam dhe pas golit të dytë na u prenë këmbët. Ndeshje e rëndësishme ajo me Gjeorgjinë, çdo gjë është e hapur. Çekia ishte përgatitur sikur ne ishim Spanja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos