“Finalet” e nëntorit, Silvinjo publikon listën e Kombëtares kuqezi

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2024, 10:37 | Futboll

Të gjithë në dispozicion për dy ndeshjet vendimtare të Nations League. Trajneri Sylvinho nuk është kursyer dhe i ka grumbulluar të gjithë futbollistët e mundshëm për sfidat e nëntorit.

Në listë janë përfshirë 28 lojtarë, ku menjëherë bie në sy prezenca e katër portierëve. Nga Strakosha, te Kastrati, Sherri dhe Simoni. Lajmi i mirë në mbrojtje është rikthimi i kapitenit Berat Gjimshiti, teksa në skuadërështë përfshirë edhe Marash Kumbulla, pavarësisht dëmtimit në derbin Espanjol-Barcelona.

Gjendja e këtij të fundit do të vlerësohet nga stafi mjekësori kuqezinjtë. Rikthime ka edhe në mesfushë, aty ku spikat prezenca e Keidi Bares, një lojtar që prej emërimit të Sylvinhos e kishte humbur vendin në skuadër. Të gjithë lojtarët e tjerë janë në dispozicion, duke përfshirë edhe Kristjan Asllanin që luajti me Interin në fitoren kundër Arsenalit në Champions.

“Finalet” e nëntorit, Silvinjo publikon listën e

Në sulm mungon sërish Armando Broja, që nuk i’a doli të rikuperohej në kohë. Lajm i mirë është grumbullimi i Rey Manajt, gjendja e të cilit do të vlerësohet nga stafi teknik pas lëndimit të pësuar. Në ditët në vijim do të kuptohet nëse bomberi mund të jetë në fushë me Kombëtaren.

I rikuperuar është edhe Tuci, ndërsa në sulm janë edhe Uzuni, Daku dhe Muçi. Grumbullimi i lojtarëve do të nisë të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me ekipet e tyre, ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të hënën.

Shqipëria luan më 16 nëntor me Republikën Çeke dhe në datën19 ka duelin përballë Ukrainës. Të dy ndeshjet luhen në Arenën Kombëtare dhe me 6 pikë hipotetike, kuqezinjtë mund të fitojnë grupin B1 të Nations league. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos