Fiorentina, "leksion" Interit. Asllani luan vetëm 9 minutat e fundit

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2025, 22:35 | Futboll

Fiorentina, "leksion" Interit. Asllani luan vetëm 9 minutat e

Fiorentina i ka dhënë leksion Interit në “Artemio Franchi”, duke e mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen që ishte ndërprerë para dy muajsh pas rënies në fushë pa ndjenja të Edoardo Boves.

Ekipi vjollcë arriti të fitojë takimin e braktisur në minutën e 17, duke u ngjitur në vendin e katërt të renditjes, ndërsa Interi mbetet 3 pikë mbrapa Napolit kryesues, shkruan A2.

Pjesa e parë e kësaj sfide që nisi po në atë minutë që u ndërpre, përfundoi në barazim pa gola mes të dyja skuadrave.

Në pjesën e dytë ishte Ranieri që kaloi në avantazh toskanët. Ndërsa firmën e dy golave të tjerë e mban Moise Kean, që ndëshkoi zikaltrit me dopietë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos