Do të zhvillohet në Shqipëri e Serbi, Kosova mëson kundërshtarët për Europianin e 21-vjeçarëve

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2025, 10:38 | Futboll

Do të zhvillohet në Shqipëri e Serbi, Kosova mëson

Goglat e kanë vendosur Kosovën në një grup të vështirë për eliminatoret e Kampionatit Europian të 21 vjeçarëve 2027, i cili do të zhvillohet në Shqipëri dhe në Serbi.

Shpresat e Kosovës janë në grupin A me Spanjën, por edhe Rumania dhe Finlanda. Qipro dhe San Marino konsiderohen si kundërshtarë më të lehtë, ku Kosova do të kërkojë maksimumin.

Ekipet janë ndarë në 9 grupe dhe fituesit e tyre, bashkë me skuadrën e dytë më të mirë gjatë kualifikuesve, do t’i bashkohen Shqipërisë dhe Serbisë të cilat janë kualifikuar automatikisht për fazën finale të turneut si mikpritëse.

Tetë skuadrat e tjera të vendeve të dyta, do të përballen në play-off për katër vendet e mbetura për fazën finale e cila zhvillohet me 16 ekipe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos