Real Madrid arriti të mposhtë mes vuajtjesh ndaj Leganesit dhe mori një biletë për në gjysëmfinalen e Kupës së Mbretit.
Madrilenët fituan 3-2 në një ndeshje me shumë emocione dhe tension. Në pjesën e parë u duk se suksesi do të ishte i thjeshtë për Los Blancos por nuk rezultoi kështu .
Skuadra e Ançelotit kaloi në avantazh të dyfishtë. Fillimisht Modric dhe pas tij Endrik çuan shifrat në 2-0 Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan duke kundërpërgjigja erdhi shpejt. Në minutën e 39, Kruz, nga penalltia ngushtoi diferencat në 2-1 ndërsa në pjesën e dytë 24 vjeçari argjentinas vendosi barazpeshën dhe rihapi takimin.
Kur të gjithë mendonin se ndeshja kishte përfunduar dhe sy ekipet do ta zgjidhnin fituesin në shtesa ishte sulmuesi 20-vjeçar, Gonzalo Garsia, që është marrë nga ekipi B që shënoi golin e fitores dhe shpërtheu festën për Los Blancos që kualifikohen mes katër ekipeve më të mira në Kupën e Mbretit.
Tani e gjithë vëmendja e madrilenëve do të jete te derbi me Atletikon në La Liga, ndeshja që do të luhet të shtunën në mbrëmje ne orën 21:00. (A2 Televizion)