Newcastle është skuadra e parë finaliste e Carabao Cup për edicionin 2024-’25. Qymyrxhinjtë siguruan vendin në duelin për trofeun e Kupës së Ligës, ku pas fitores 2-0 në Emirates përballë Arsenalit, fituan me të njëjtat shifra edhe në ndeshjen e kthimit.
Sfida në St. James' Park u zhbllokua pas 19 minutave lojë nga Murphy, që dërgoi në rrjetë topin i cili më përpara ishte përplasur në shtyllë.
Në pjesën e dytë, vendasit i shkuan pranë golit të dytë me Gordon, i cili nuk gaboi në të 52-ën duke dyfishuar.
Raya realizoi një gafë të pafalshme edhe prej bashkëpunimit me Rice, Schar rikuperoi topin dhe shërbeu Gordon që mbylli virtualisht ndeshjen. Newcastle siguroi finalen e tretë në histori në Kupën e Ligës, trofe të cilin nuk ka arritur ta fitojë asnjëherë.
Bardhezinjtë do të provojnë ta thyejnë këtë tabu përballë Tottenham ose Liverpool në Wembley. Spurs nisën nga avantazhi i fitores 1-0 në gjysmëfinalen e parë, ndërsa Reds do të provojnë përmbysjen, për të konfirmuar se janë skuadra më e mirë angleze. (A2 Televizion)