Marokeni El Azzouzi ka realizuar një gol spektakolar në ndeshjen Bologna-Roma të kësaj të hëne në Serie A.
Në sfidën tejet e rëndësishme për të dyja ekipet, të cilat synojnë vendin e katërt që do t’i çonte në Champions League, lojtari nga Maroku realizoi një kryevepër në minutën e 14 teksa e dërgoi topin në rrjetë me roveshatë.
Bologna po kalon një moment të artë këtë sezon në futbollin italian, ndërsa Roma në këtë sfidë vjen pasi arriti të eliminojë Milanin nga Europa League dhe tashmë do të ndeshet me Leverkusen në gjysmëfinale.
(A2 Televizion)