Ish-futbollisti i Kombëtares dhe i disa klubeve në Shqipëri, Sabah Bizi u përcoll këtë të premte për në banesën e fundit.
Legjenda e futbollit shqiptar mbylli përgjithmonë sytë në moshën 79-vjeçare pasi gjendja e tij shëndetësore kishte kohë që ishte përkeqësuar, shkruan A2 CNN.
Në nderim të figurës së tij, stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër hapi dyert e mortit duke pritur qindra qytetarë e tifozë të Vllaznisë, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit legjendës shkodrane.
Pjesë të homazheve u bënë dhe figura të politikës, ish futbollistë dhe drejtues klubesh që shprehen mirënjohjen për të gjithë atë çfarë Sabah Bizi dha në fushën e blertë. (A2 Televizion)