Ish-drejtori sportiv i Milanit zbulon detaje nga transferimi i Calhanoglu tek Inter

Nga Dea Kozma
8 Shkurt 2024, 18:04 | Futboll

Ish-drejtori sportiv i Milanit zbulon detaje nga transferimi i Calhanoglu tek

Transferimi i Hakan Calhanoglu nga Milani tek Inter vështirë se do të harrohet nga tifozët kuqezi. Ish-drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, zbuloi historinë e transferimit të mesfushorit turk, të cilin ai vetë e solli në Itali në 2017.

Në një intervistë për “Tuttosport”, ai u shpreh se “Milani duhet të luftonte për të mbajtur Calhanoglun, të mos e linte të ikte falas siç ndodhi me Donnarumma dhe Kessie”.

“Sot, tifozët mendojnë se ai i tradhtoi, por nuk është kështu. Është Milani që nuk donte ta mbante Calhanoglun dhe jo ai që donte të largohej nga skuadra”, tha mes të tjerash ish-drejtori sportiv i klubit kuqezi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë