Nigeria dhe Bregu i Fildishtë në finale të Kupës së Afrikës

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2024, 14:32 | Futboll

Nigeria dhe Bregu i Fildishtë në finale të Kupës së

Nigeria dhe Bregu i Fildishtë janë dy skuadrat që do të sfidohen në finale për trofeun e Kupës së Afrikës. “Super Shqiponjat” triumfuan pas 11-metërshave, në gjysmëfinalen e parë kundër Afrikës së Jugut.

Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në lotarinë e penalltive, portieri Nuabali ishte vendimtar, me dy pritje të realizuara.

Me rezultatin e përgjithshëm 5-3, Nigeria siguroi biletën në finale, ku do të kërkojë titullin e katërt në histori. Në duelin tjetër, Bregu i Fildishtë mposhti Republikën Demokratike të Kongos falë golit të Haller, në minutën e 65-të.

Elefantët arritën aktin final për herë të parë pas nëntë vjetëve. Sfida për trofeun e Kupës së Afrikës do të luhet, këtë të diel, në orën 21:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos