Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

“Plas” te Lazio, Sarri përplaset me lojtarët: Nëse s’më doni i thoni Lotitos të më dëbojë

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2024, 18:10 | Futboll

“Plas” te Lazio, Sarri përplaset me lojtarët: Nëse

Sikur të mos mjaftonin rezultatet në fushë, apo pozita që ndodhen në klasifikim, tek Lacio ka tension dhe brenda në skuadër.

''Nëse nuk më duroni dhe nuk më doni, atëherë kini guximin t’i kërkoni presidentit të më dëbojë”. Kështu i është drejtuar ekipit trajneri Mauricio Sarri menjëherë pas humbjes në Bergamo përballë Atalantës së Berat Gjimshitit, fundjavën e kaluar.

Trazirat nisën që pas humbjes 3-0 ndaj Interit në Superkupën e Italisë ku kryeqytetasit nuk regjistruan asnjë goditje në portë.

Siç bëhet me dije, Sarri nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe të vetmit që mund ta largojnë janë vetë lojtarët e tij ndonëse kontrata e tij me Lazion përfundon pas një viti.

Megjithatë edhe presidenti, Lotito, nuk ka ndërmend të ndikohet dhe të bëjë ndryshime, të paktën jo tani.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi