Nga viti 2025, Kupa e Afrikës do të luhet në muajt e verës. Njoftimin e dha vetë Federata e futbollit në Marok që do të mbajë dhe këtë event vitin e ardhshëm.
Një vendim që gëzon klubet europian, të cilat nuk janë më të detyruara të heqin dorë nga lojtarët e tyre në mesin e sezonit me një kalendar të ngjeshur në kampionat dhe kupë.
Kjo nuk është hera e parë që Kupa e Afrikës zhvillohet në verë, pasi për herë të fundit Egjipti e mirëpriti në vitin 2019. Problemi i vetëm për futbollistët do të jenë temperaturat e larta gjatë sezonit veror. (A2 Televizion)