Sevilla fitoi ndeshjen e parë për vitin 2024 dhe këtë e realizoi në Madrid, në trasfertën me Vallecano-n.
Andaluzianët kaluan 2-1 përballë skuadrës së kuqeziut Ivan Balliu dhe i largohen përkohësisht zonës së rënies nga kategoria. Protagonisti i madh i mbrëmjes ishte En Nesiri, që i sapokthyer nga Kupa e Afrikës, realizoi dy golat e triumfit.
Të tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë të lojës, me rrjetën e barazimit të përkohshëm nga Palazon, që nuk i shërbeu vendasve të evitonin humbjen. Sevilla mori tri pikë të arta dhe tashmë krijon një distancë të vogël sigurie nga Kadizi i vendit të tretë nga fundi. (A2 Televizion)