Interi i falet autogolit për të mundur Juven, nis arratisjen në krye

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2024, 22:47 | Futboll

Interi i falet autogolit për të mundur Juven, nis arratisjen në

Inter mund Juventusin në ndeshjen direkte për titullin kampion në Serinë A.

Zikaltërit morën 3 pikët falë një autogoli të Gattit, në minutën e 37 të pjesës së parë.

Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi shkon në +4 nga bardhezinjtë, duke pasur edhe një ndeshje për të luajtur.

Në këtë supersfidë, mesfushori shqiptar Kristian Asllani nuk u aktivizua në asnjë moment.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli