Pas humbjes ndaj Skënderbeut, Tirana kërkon të rikthehet sa më shpejt tek fitorja. Bardheblutë përballen këtë javë me Kukësin, një kundërshtar me objektiva tërësisht të ndryshme.
Verilindorët kanë 11 ndeshje pa fituar në kampionat dhe për këtë janë të dënuar për të 3 pikë ndaj kryeqytetasve.
Ekipi i Julian Ahmataj mbylli përgatitjet sot me grupin e plotë dhe çdo gjë është gati për duelin ndaj verilindorëve.
Në prag të sfidës, tekniku bardheblu theksoi se vlerësimi është i njëjtë për çdo kundërshtar pavarësisht renditjes që ato ndodhen në klasifikim (A2 Televizion)