Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 100%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

Kategoria Superiore, dueli i titullit, Partizani pret Egnatian në shtëpi

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2024, 16:39 | Futboll

Kategoria Superiore, dueli i titullit, Partizani pret Egnatian në

Kategoria Superiore rikthehet këtë fundjave me ndeshje interesante, përballje me rival direkte  që premtojnë emocione.

Java e 22 do të jetë e ndarë në dy ditë, mes të shtunës dhe të dielës. Spikat takimi Partizani-Egnatia. Dy ekipe pretendonte për titullin kampion.

Aktualisht rrogozhinasit janë 10 pikë larg kampionëve në fuqi megjithatë me formatin Final 4, diferencat në pikë mes 4 ekipeve më të mira nuk kanë vlerë pasi në fund do te jenë dy finale që do të përcaktojnë titullin kampion.

Kështu është shprehur dhe në prag të sfidës, trajneri i Partizanit Orges Shehi i cili tregoi se demat janë përgatitur vetëm për fitore.

10 pikë larg Partizanit të vendit të dytë nuk do të thotë asgjë për rrogozhinasit që duan të bëjnë detyrën deri në fund. Pavarësisht se me shumë ndryshime në skuadër, ekipi i Edlir Tetovës e ka të qartë detyrën.

Kundër të kuqve, Egnatia  nuk ka fituar ende në këtë sezon, megjithatë rrogozhinasit mbeten ekipi që duhet mundur në elitë dhe për më tepër nuk ka njohur ende shijen e humbjes në transfertë.

Trajneri Edlir Tetova do të ketë të gjithë grupin në dispozicion dhe për këtë do të bëjë çmos për të marrë maksimumin, Takimi do të luhet të shtunën në orën 16:00 tek Arena e Demave.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi