Edhe pse përballja Cristiano-Messi nuk u bë e mundur për shkak të dëmtimit të portugezit, miqësorja Al Nassr-Inter Miami pati momente spektakolare.
Mbi të gjitha spikati goli i Aymeric Laporte, mbrojtësit spanjoll i cili shënoi nga një distancë prej 70 metrash golin e tretë të ndeshjes që përfundoi 6-0 për skuadrën nga Arabia Saudite.
Laporte ekzekutoi një goditje dënimi nga mesfusha e tij, duke tentuar portën, pasi portieri kishte vendosur të qëndronte shumë larg vijës fatale.
Tentativa e tij përfundoi me sukses, duke ngritur në këmbë jo vetëm tifozët, por edhe vetë Cristiano Ronaldon, që po e shihte ndeshjen nga tribuna VIP.
(A2 Televizion)