Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 67%
  • Mungesa e kohës 22%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 11%

I preku gjoksin maskotës së ekipit rival, mbrojtësi spanjoll në telashe me drejtësinë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2024, 13:13 | Futboll

I preku gjoksin maskotës së ekipit rival, mbrojtësi spanjoll

Futbollisti spanjoll Hugo Mallo do të dalë në gjyq për t’u përballur me akuzat për ngacmim seksual, pasi pretendohet se ka përqafuar një grua të veshur si maskotë e ekipit rival, kur luante me Celta Vigon në La Liga.

Mbrojtësi që tashmë aktivizohet me Internacional në Brazil dyshohet se ka prekur gjoksin e maskotës së Espanjolit, disa minuta para fillimit të sfidës.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur në fushë ndërsa Mallo dhe shokët e tij të skuadrës te Celta Vigo shtrënguan duart me kundërshtarët e tyre katalanas para një ndeshjeje të ligës në vitin 2019.

Çështja kundër ish-kapitenit të Celta-s, i cili mohon të ketë ngacmuar seksualisht maskotën, fillimisht u pushua, por vendimi u anulua më vonë në Apel.

Gazeta sportive spanjolle AS raportoi se lojtari i tha gjykatës se pamjet televizive të incidentit treguan se ai nuk ka bërë asnjë veprim keqdashës.  Megjithatë, gjykata vendosi se imazhet ishin të mjaftueshme që ai të përballet me gjyqin, i cili pritet të zhvillohet në korrik.

Sipas zyrtarëve të gjykatës në Madrid, prokurorët do të kërkojnë një gjobë nëse lojtari spanjoll shpallet fajtor.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli