Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Revolucion në Premier League, vendimet e VAR, shpjegim në kohë reale nga arbitrat

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 16:48 | Futboll

Revolucion në Premier League, vendimet e VAR, shpjegim në kohë

Epoka e VAR-it është gati të përjetojë një revolucion të ri e të rëndësishëm.

IFAB u ka dhënë dritën jeshile arbitrave të Premier League për të shpjeguar drejtpërdrejt në fushë, arsyet e vendimeve të tyre të lidhura me episodet e VAR. Shpjegimi do të dëgjohet si nga spektatorët e pranishëm në tribuna ashtu edhe nga publiku televiziv.

Arbitrat e ndeshjeve do t’u tregojnë lojtarëve të përfshirë arsyet përse u mor një vendim i caktuar.

Konfirmimi zyrtar do të vijë nga Asambleja e Përgjithshme, e planifikuar për në muajin mars dhe nëse miratohet, do nis zbatimi nga sezoni i ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi