Superliga Europiane kërcënon UEFA, vlerësohen aksione ligjore

Nga A2 CNN
31 Janar 2024, 16:50 | Futboll

Superliga Europiane kërcënon UEFA, vlerësohen aksione ligjore

Telenovela e betejës ndërmjet Superligës europiane dhe UEFA-s vazhdon. A22 Sports, kompania e krijuar për të zhvilluar ligën e re të futbollit kontinental, kërcënoi Konfederatën Europiane se do të ndjekë rrugët ligjore, nëse nuk i jep fund aksioneve të konkurrencës, që sipas tyre janë të pandershme.

“Presidenti i UEFA-s foli publikisht për një letër, në të cilën i kërkojmë këtij institucioni që të përshtatet me normativat europiane dhe me vendimet e gjykatave, duke i dhënë fund çdo aktiviteti që pengon iniciativat e A22 Sports”, shkruhej në deklaratë.

“Duke qenë se po përmbyllim procesin e dialogut publik rreth së ardhmes së futbollit europian, ftojmë UEFA-n që t’i japë fund sjelljeve anti-konkurrencë, me të cilat synon të përjashtojë A22 nga tregu europian i aktiviteteve”, thuhej aty. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos