Bledi Shkëmbi është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i 19 vjeçarëve kuqezi. Ish-futbollisti i Kombëtares i cili prej vitesh ka nisur karrierën si trajner do të zëvendësojë teknikun Ervin Bulku, i cili është pjesë e stafit të trajnerit Sylvinho.
Shkëmbi është një emër i njohur në vendin tonë, ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të brezit të tij dhe numëron 14 ndeshje me Kombëtaren.
Si trajneri ai ka drejtuar Teutën dhe Dinamo në Shqipëri, apo Lirinë e Ballkanin në Kosovë.'' Një ëndërr e bërë realitet'', është shprehur Shkëmbi menjëherë pas emërimit në krye të 19 vjeçarëve kuqezi.
“Të drejtosh një kombëtare është kënaqësi, është një ëndërr. Kemi ëndërr të stërvitim kombëtaren, pavarësisht moshës. Falënderoj drejtorin që më besoi. Shpresoj që të dyja palët të kemi përmirësim”, tha Shkëmbi. (A2 Televizion)