Teuta kërkon vetëm fitore ndaj Skënderbeut. Bregdetarët po kalojën një periudhë të errët, teksa kanë më shumë se një fazë pa fitore në kampionat dhe pozicionohen në vendin e fundit në klasifikim.
Skënderbeu kërkon dhe një hakmarrje pas atij eliminimi që durrsakët i bënë nga Kupa e Shqipërisë pak ditë më parë.
Për korçarët rikthehen Ramos dhe Rabiu nga pezullimi që kompletojnë disi ekipin, por mungon portieri Marko Alia pasi ka plotësuar numrin e kartonëve. Në vend të tij do të luajë Herdis Alliu.Takimi luhet të shtunën në orën 16:00.. (A2 Televizion)