Odisa Roshi vijon të bahet protagonist në futbollin turk. 32-vjeçari ishte njeri I ndeshjes për skuadrën e tij Sakaryaspor në fitoren minimale 1-0 ndaj Bandirmaspor
Minuta e 67’, sulmuesi i djathtë fitoi duelin ajror me mbrojtësit kundërshtarë pas krosimit të Dimitrov nga këndorja dhe e dërgoi topin në rrjetë. Gol që solli tri pikët për Sakaryasporin, skuadër që synon ngjitjen në Superligën turke.
Fitorja e sotme e afron me kreun ekipin e Roshit, përkohësisht i katërti në renditje. Për sulmuesin fierak ky ishte goli i katërt këtë sezon. (A2 Televizion)