Arsenali rihap garën për titull në Premier League. “Topçinjtë” e Mikel Artetës fituan 3-1 ndaj Liverpool në “Emirates Stadium”, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes, tashmë me vetëm dy pikë më pak se ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp.
Saka u dha avantazhin vendasve, por pjesa e parë u mbyll në barazim pasi Gabriel shënoi një autogol me dorë.
Në pjesën e dytë, Martinelli dhe Trossard vulosën suksesin e Arsenalit me shifrat 3-1.
Nga një rezultat i tillë mund të përfitojë Manchester City, që aktualisht ka 5 pikë më pak sesa Liverpool kryesues, por me dy ndeshje më pak, nëse i fiton të dyja, mund të marrë i vetëm kryesimin e kampionatit anglez.
(A2 Televizion)