Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Reali nuk arratiset, Atletico e ndal në shtesë

Nga Erald Kodhelaj
5 Shkurt 2024, 12:08 | Futboll

Reali nuk arratiset, Atletico e ndal në shtesë

Derbi i Madridit, i luajtur në javën e 23-të të La Liga-s, përfundoi në barazim 1-1. Reali nuk arriti të merrte tri pikët, edhe pse deri në fund kishte iluzionin e fitores përballë rivalëve të mëdhenj të kryeqytetit spanjoll.

Pas avantazhit me Brahim Diaz në të 20-n, skuadra e Ancelott-i kryesoi deri në fund. Megjithatë, goditja erdhi në kohën shtesë, me Lorente që përfitoi nga pasiguria e mbrojtjes kundërshtare dhe në të 93-ën e dërgoi topin me kokë në rrjetë.

Në këtë mënyrë, Reali e sposton garën për titull në duelin direkt me Girona-n, që mbetet vetëm 2 pikë larg në renditje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli