Polemik, tensione, por në fund nuk ka një fitues! Laçi dhe Vllaznia e mbyllën në paqe takimin e tyre. Kurbinasit zhbllokuan rezultatin nga penalltia me Serxho Ujka. Kundërpërgjigjja e kuqebluve erdhi në fraksionin e dytë me Alivodën, që goditi drejt portës me topin që u devijua nga Paulo Junior dhe përfundoi në rrjetë.
Në minutën 66’ Hamitaj akordoi një tjetër penallti për kurbinasit, por pas rishikimit dhe me sistemin VAR-it, arbitri e anuloi vendimin e parë. Në takimin tjetër, Dinamo shkatërroi 4-0 Erzenin.
Kryeqytetasit shënuan me Hoxhën dhe Kacorrin në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Zabërgja dhe Bardhi mbyllën goleadën 4-0. Pas kësaj disfate Erzeni është në vendin e tetë me 22 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e pestë me 28 pikë. (A2 Televizion)