Foden “përmbys” Brentford, City ngjitet në vendin e dytë

Nga Erald Kodhelaj
6 Shkurt 2024, 10:37 | Futboll

Foden “përmbys” Brentford, City ngjitet në vendin e

Lufta në distancë për titullin në Premier League vijon. Manchester City bëri detyrën ndaj Brentford teksa e mundi atë 3-1 në transfertë.

Një fitore me përmbysje për qytetarët në një ndeshje që nuk nisi në mënyrën më të mirë. Skuadra e Pep Guardiolës, pavarësisht se kishte kontrollin e topit që në fillim, u befasua nga Maupai pas një kundërsulmi të shpejtë. Megjithatë, kampionët nuk u dorëzuan dhe po në pjesën e parë barazuan rezultatin me Foden.

Pa dyshim, njeriu i ndeshjes ishte anglezi 23-vjeçar që në pjesën e dytë shënoi dhe dy herë të tjera dhe kompletoi kështu tripletën e tij.

Kaq mjaftoi që City të merrte fitoren dhe të ngjitej në vendin e dytë, me 49 pikë, po aq sa Arsenal dhe dy pikë larg Liverpool kryesues, por qytetarët kanë një ndeshje më pak se rivalët e tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu