Roma regjistroi fitoren e tretë radhazi në Serie A, teksa mundi 4-0 Cagliarin në “Olimpico”. Një ndeshje pa histori për kryeqytetasit që dominuan që në fillim. Rezultati u zhbllokua në minutën e dytë kur Lorenzo Pellegrini, pas një rrëmuje në zonë, dërgoi topin në rrjetë.
Edhe pak më vonë, skuadra e De Rosit kishte mundësi për të shënuar, por vetëm shtylla i mohoi festën verdhekuqve.
Megjithatë, festa do të shtyhej vetëm pak më vonë kur Paolo Dybala arriti të realizojë dy herë dhe hipotekoi 3 pikët e radhës.
Pjesë e goleadës u bë dhe holandezi Din Hojsen, që me golin e tij vulosi fitoren 4-2 për ekipin e De Rosit. Pas këtij suksesi, Roma shkon në vendin e pestë me 38 pikë pas 23 javësh, ndërsa Cagliari mbetet i parafundit me 18 pikë. (A2 Televizion)