“Aspirinat” me statistika rekord kapin gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë

Nga Dea Kozma
7 Shkurt 2024, 09:55 | Futboll
“Aspirinat” me statistika rekord kapin gjysmëfinalen e

Leverkusen i Alonsos është skuadra më e jashtëzakonshme e këtij sezoni. Në 30 ndeshje të luajtura, ata kanë regjistruar 26 fitore dhe 4 barazime, duke siguruar së fundmi edhe gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë.

Ekipi i “aspirinave” mposhti 3-2 me përmbysje Shtutgartin, në një duel mjaft emocionues. Miqtë kaluan në avantazh dy herë: i pari shënoi Anton, ndërsa Fuhrish dyfishoi pas barazimit të përkohshëm të Andrish.

Gjithsesi, Leverkusen besoi deri në fund dhe pas barazimit me Adli, në të 90-n gjeti rrjetën e fitores me Tah. Një tjetër triumf i madh, në një sezon që deri më tani është praktikisht perfekt.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu