Qeni hyn në fushë dhe ndërpret ndeshjen për 15 minuta

Nga Erald Kodhelaj
7 Shkurt 2024, 18:12 | Futboll

Një episod qesharak ndodhi në Argjentinë gjatë ndeshjes San Lorenzo dhe Union Santa Fe e vlefshme për kampionatin elitar kombëtar.

Dueli u pezullua pasi një qen u fut në fushë dhe nuk donte të largohej, teksa po  argëtohej në terrenin e lojës. Ai fillimisht iu afrua njërës nga dy portat përpara se të qëndronte në pjesën qendrore të fushës.

Stjuardët u përpoqën të bënin gjithçka që mundeshin po gjithçka ishte e kotë. Loja u ndërpre për  afro 15 minuta para se dikush më në fund arriti të kap kafshën dhe ta kthejë tek pronari i saj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli